E mërkurë,19 gusht 2009, ora 10.00, Salla 4
KOMISIONI PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Propozimi i rendit të ditës:
1.Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor (leximi i dytë);
2. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rrugët publike (leximi i dytë);
3.Plani financiar për punën e Ndërmarrjes publike Radiotelevizioni Maqedonas, për vitin 2008;
4. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes publike Radiotelevizioni Maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese, të dedikuara për emitimin e aktiviteteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për vitin 2009;
5. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes publike Radiotelevizioni Maqedonas, për aktivitete të rregullta dhe investuese të programeve të radios, të dedikuara për informimin e mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët jetojnë në vendet fqinje, në Evropë dhe në kontinentet tjera, në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve, që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe e bashkësive tjera joshumicë, për vitin 2009;
6. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes publike Radiotelevizioni Maqedonas, për aktivitete të rregullta dhe investuese të programeve të radios, të dedikuara për vendet fqinje dhe për Evropën, në gjuhë të huaja, për vitin 2009;
7. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes publike Radiotelevizioni Maqedonas, për aktivitete të rregullta dhe investuese të servisit të programeve të radios nëpërmjet satelitit, të dedikuara për informimin e mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilët jetojnë në Evropë dhe në kontinentet tjera, në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve, që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe e bashkësive tjera joshumicë, për vitin 2009;
8. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes publike Radiotelevizioni Maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese të servisit të programit televiziv nëpërmjet satelitit, të dedikuara për informimin e mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilët jetojnë në Evropë dhe në kontinentet tjera, në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve, që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe e bashkësive tjera joshumicë, për vitin 2009;
9. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes publike Radiotelevizioni Maqedonas, për aktivitete të rregullta dhe investuese të servisit të programit të dytë televiziv nëpërmjet satelitit, të dedikuara për informimin e mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilët jetojnë në Evropë dhe në kontinentet tjera, në gjuhën shqipe për vitin 2009;
10 . Të ndryshme.