E enjte, 27 gusht 2009
DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR NËPUNËSIT SHTETËRORË


Këshilli nacional për eurointegrime organizoi Debat publik për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për nëpunësit shtetërorë. Arsyetimin për shkaqet e miratimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit e paraqiti ministri i drejtësisë Mihajllo Manevski.
Debati publik paraqiste mundësi që subjektet e interesuara t’i paraqesin pikëpamjet për gjendjen në Republikën e Maqedonisë, në sferën e administratës shtetërore, si dhe lidhur me tekstin e dispozitave të Propozim-ligjit.
Në debatin publik me diskutime, propozime, komente dhe vërejtje të tyre, morën pjesë Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit nacional për eurointegrime, prof.dr. Borçe Davitkovski, zëvendës-kryetari në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për çështje evropiane, Vasko Naumovski, nënkryetarja e Këshillit, Silvana Boneva, Kenan Hasipi, anëtar i Këshillit, prof.dr. Mersel Bilalli, prof.dr. Ana Pavllovska Daneva, prof. Dr. Temellko Ristovski, Metodija Dimovski, sekretar i përgjithshëm i Agjencisë për nëpunës shtetërorë, Llilljana Popovska, Vllado Buçkovski dhe Vasko Shutarov, deputetë në Kuvend, Llidija Dimova, përfaqësuese e Qendrës maqedonase për arsimim evropian, Millan Zhivkoviq, përfaqësues i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë dhe Zoran Angellovski, përfaqësues i Agjencisë për aviacionin civil.