Njoftimet



E premte, 27 gusht 2010, ora 11:00, Salla 1

SEANCA E NJEQINDESHTATËMBËDHJETË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Propozimi i rendit të ditës:

1. Propozim-ligj për procedurë penale (leximi i parë);

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të dhënat personale (leximi i parë);

3. Propozim-ligj për shpalljen e lokalitetit “Llokvi-Golemo Konajri” për përmendore të natyrës—leximi I;

4. Propozimi i Llogarisë Përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2009;       

5. Raport vjetor për punën e Agjencisë për posta për vitin 2009;

6. Propozim-vendim për miratimin e planit financiar vjetor të Agjencisë për posta për vitin 2010;

7. Raport vjetor i Entit Shtetëror për revizion për vitin 2009;

8. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 5 nga Ligji për pagesën e rogave në Republikën e Maqedonisë, e parashtruar nga deputetja Anita Kiparizovska Krsteska.

Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për rregullimin e obligimeve të BRSS së mëhershme sipas parallogarive të lidhura me shkëmbimin e mallrave ndërmjet BRSS së mëhershme dhe RFSJ-së së mëhershme;

2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për themelim dhe funksionim të kontakt qendrës së përbashkët për bashkëpunim policor dhe doganor;

3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Çeke për bashkëpunim në luftën kundër kriminalit;

4. Propozim-ligj për kualitetin e produkteve bujqësore (leximi i parë);

5. Propozim-ligj për menaxhim me bateri dhe akumulator dhe bateri dhe akumulatorë të hedhur (leximi i parë);

6.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedisin jetësor (leximi i parë);

7. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga zhurma në mjedisin jetësor (leximi i parë);

8. Propozim-ligj për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për përmirësimin e hekurudhës së Korridorit 10 (leximi i parë);

9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor (leximi i parë);

10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugët publike (leximi i parë);

11. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;

12. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive;

13. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për themelimin e grupeve të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera dhe zgjedhja e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera;

14. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetit Parlamentar për stabilizim dhe asocim;

15. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për miratimin e përbërjes së Këshillit Buxhetor të Republikës së Maqedonisë;

16. Propozim-vendim për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit shtetëror për preventivë të kundërvajtjes së të miturve;

17. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Click