E hënë, 22 gusht 2011, ora 12,00, Salla e Komisionit Kushtetues
Komisioni për Politikë të Jashtme
Propozimi i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për Ratifikimin e Protokollit për privilegje dhe imunitete të Qendrës për zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore;
2. Propozim-ligj për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për nxitje dhe mbrojtje reciproke të investimeve;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Akademisë antikorruptuese si organizatë ndërkombëtare;
4. Propozim-ligj për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për ekstradimin e personave me hyrje ose qëndrim jolegal;
5. Propozim-ligj për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë të Republikës së Serbisë për rregullimin e regjimit për komunikacion kufitar lokal;
6. Propozim-ligj për Ratifikimin e Marrëveshjes për grand ushtarak ndërmjet Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë të Republikës së Turqisë dhe Protokolli për zbatimin e mbështetjes financiare ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë për Mbrojtje Nacionale të Republikës së Turqisë;
7. Propozim-ligj për Ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi;
8. Propozim-ligj për Ratifikimin e Protokollit plotësues ndaj Marrëveshjes për ndryshimin dhe qasjen në Marrëveshjen e Evropës Qendrore për tregti të lirë;
9. Propozim-ligj për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe mbrojtjen nga evazioni fiskal në bazë të tatimit mbi të ardhurat