Njoftimet



E martë, 27 gusht 2013, ora 11:00, Salla "Boris Trajkovski"

MBLEDHJA NR. 112 E KOMISIONIT JURIDIK LIGJVËNËS

Propozim i rendit të ditës: 

1. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për Byronë e Zhvillimit të Arsimit, me procedurë të shkurtuar;

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardin e studentëve, me procedurë të shkurtuar; 

3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për libra shkollorë për arsim fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar.

4. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, me procedurë të shkurtuar, parashtruar nga deputetët: Ilija Dimovski, Vlladimir Gjorçev dhe Gjorgji Koxhabashiev;  

5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shoqëri tregtare, me procedurë të shkurtuar, parashtruar nga deputetet: Vlladanka Aviroviq dhe Nada Stançevska;   

6. Propozim-ligj për ngarkim të M-NAV SHA Shkup me borxh te banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për ndërtimin e sistemit maqedonas për navigacion ajror  - faza e dytë pa garanci shtetërore, me procedurë të shkurtuar.  

Click