Njoftimet



E hënë, 26 gusht 2013, ora 11.00, Salla 1 
 
SEANCA E GJASHTËDHJETENËNTË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Propozim i rendit të ditës:

1. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;  

2. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për themelimin e grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera dhe zgjedhja e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera; 

3. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të anëtarëve të Komitetit për Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive; 
4. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për emërim të kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit Nacional për Eurointegrime; 

5. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (AP OSBE);

6. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të kryetarit, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim;

7. Përcaktim i Propozim-vendimit për shkarkim dhe emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "Mito Haxhi Vasilev Jasmin";  

8. Përcaktim i Propozim-vendimit për shkarkim dhe emërim të anëtarit të Këshillit për Statistikë të Republikës së Maqedonisë;

9. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të   Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike, i parashtruar nga deputeti Ilija Dimovski;

10. Propozim-ligj për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit mbi vlerën e shtuar, tatimit mbi fitim, tatimit personal mbi të ardhura, kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor, si dhe kamatave dhe detyrimeve dhe obligimeve tatimore dytësore në bazë të kredive në denarë në depozitë të përhershme në Ndërmarrjen Publike për Ekonomizim me Pyje "Pyjet e Maqedonisë" P.P. Shkup - leximi II;

11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për armë (leximi i dytë);


12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhim dhe qarkullim të armatimit dhe pajisjes ushtarake (leximi i dytë); 

13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrje publike (leximi i dytë);

14. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare (leximi i dytë);

15. Propozim-ligj i plotësuar për zona të gjelbra industriale (leximi i dytë);

16. Propozim-ligj për mbështetjen e produksionit të muzikës vendore (leximi i dytë);

17. Propozim-ligj për ngarkim  të M- NAV SHA Shkup me borxh te banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për ndërtimin e sistemit maqedonas për nagicacion ajror  - faza e dytë pa garanci shtetërore, me procedurë të shkurtuar;

18. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shoqëri tregtare, me procedurë të shkurtuar, i propozuar nga deputetët: Vlladanka Aviroviç dhe Nada Stançevska;

19.Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore (leximi i parë);

20. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzimin dhe disponimin me sende të organeve shtetërore (leximi i parë);

21. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim dhe trajnim profesional (leximi i parë);

22.  Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për veprimtari inovuese (leximi i parë);

23. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm (leximi i parë);

24. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim (leximi i parë);

25. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë ndërtimore (leximi i parë);

26. Kërkesë për dhënie të  interpretimit autentik të nenit 10 të Ligjit për taksa gjyqësore, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Bosillovës;

27. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 5 paragrafi 1 pika 12, nenit 30 dhe nenit 38 paragrafi 1 të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, e parashtruar nga deputeti Pavlle Sazdov;

28.  Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 31 paragrafët 1 dhe 7 të Ligjit për qasje të lirë deri të informatat me karakter publik, e parashtruar nga deputeti Rexhail Ismaili.

 
Propozim-rendi i ditës plotësohet me:

1. Propozim-ligj për numrin amë (leximi i parë);

2. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për inspeksionin arsimor (leximi i parë);

3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor (leximi i parë);

4. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 4, ndërsa në lidhje me nenin 18 paragrafi 6 të Ligjit për përcaktimin e kushtit për kufizimin për kryerjen e funksionit publik, e parashtruar nga deputeti Jani Makraduli;

5. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputeti Ilija Dimovski.

Click