Njoftimet



E martë, 27 gusht 2013, ora 12.00, Salla 1

SEANCA NR. 69 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

(e filluar më 26.8.2013)(vazhdim i parë)

Rendi i ditës:  

...

18. Propozim-ligj për ngarkim të M-NAV SHA Shkup me borxh te banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për ndërtimin e sistemit maqedonas për navigacion ajror  - faza e dytë pa garanci shtetërore, me procedurë të shkurtuar;

19. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardin e studentëve, me procedurë të shkurtuar;

20. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për Byronë e Zhvillimit të Arsimit, me procedurë të shkurtuar;

21. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për libra shkollorë për arsim fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar;

22. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shoqëri tregtare, me procedurë të shkurtuar, i propozuar nga deputetët: Vlladanka Aviroviq dhe Nada Stançevska;

23. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët Ilija Dimovski, Vlladimir Gjorçev dhe Gjorgji Koxhabashiev; 

...

34. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë ndërtimore - leximi I; 

35. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 10 të Ligjit për taksa gjyqësore, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Bosillovës; 

36. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 5 paragrafi 1 pika 12, nenit 30 dhe nenit 38 paragrafi 1 të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, e parashtruar nga deputeti Pavlle Sazdov;

37. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 31 paragrafët 1 dhe 7 të Ligjit për qasje të lirë te informatat me karakter publik, e parashtruar nga deputeti Rexhail Ismaili.

38. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 4, e në lidhje me nenin 18 paragrafi 6 të Ligjit për përcaktimin e kushtit për kufizimin për ushtrimin e funksionit publik, e parashtruar nga deputeti Jani Makraduli.

Click