E mërkurë, 9 janar 2013, ora 14:00, Salla 3
KOMISIONI PËR ÇËSHTJE TË ZGJEDHJEVE DHE EMËRIMEVE
Propozim i rendit të ditës:
1. Përcaktim i Propozim-vendimit për shkarkim të anëtarit të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit;
2. Përcaktim i Propozim-vendimit për shkarkim dhe emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "23 Tetori";
3. Përcaktim i Propozim-vendimit për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Agjencisë për Rregullim të Sektorit Hekurudhor;
4. Përcaktim i Propozim-vendimit për emërim të anëtarit dhe zëvendësanëtarit të Komisionit për Zgjidhje të Ankesave nga sfera e energjetikës;
5. Përcaktim i Propozim-vendimit për zgjedhje të anëtarit të Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë te Informatat me Karakter Publik;
6. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për themelim të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera dhe zgjedhje të kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera;
7. Përcaktim i Propozim-vendimit për zgjedhje të anëtarit të Këshillit Shtetëror për Parandalim të Delikuencës së të Miturve;
8. Zbatim i dispozitave të nenit 26, paragrafët 2, 3 dhe 4 të Ligjit për deputetë ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 84/2005, 161/2008 dhe 51/2011);
9. Të ndryshme.