E martë, 12 janar 2010, ora 11:00, Salla 1
SEANCA E TETËDHJETENËNTË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Propozimi i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm (leximi i parë);
2. Propozim-ligj për shëndetin publik (leximi i parë);
3. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për marrëdhënie obligative (leximi i parë);
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pylltari dhe inspeksionin e gjuetisë (leximi i dytë);
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksat administrative (leximi i dytë);
6. Propozim i plotësuar i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndët e para minerale (leximi i dytë);
7. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për taksën radiodifuzive (leximi i dytë);
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Universitetit për Teknologji Informatike (leximi i dytë);
9. Propozim i plotësuar i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qasje të lirë te informatat me karakter publik (leximi i tretë);
10. Propozim i interpretimit autentik të nenit 35 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikimin hapësinor dhe urbanistik;
11. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 260 të Ligjit për mbrojtje sociale, të parashtruar nga deputeti Zoran Petreski.