Njoftimet



E enjte, 21 janar 2010, ora 11:00, Salla 1

SEANCA E NËNTËDHJETË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Propozimi i rendit të ditës:

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Hungarisë për bashkëpunim dhe ndihmë reciproke në rast të katastrofave;

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare (leximi i parë);

3. Propozim-ligj për ekspertizë dhe markim, përkatësisht shënim të armëve të zjarrta dhe municionit (leximi i parë);

4. Propozim-ligj për preparatet mjekësore të veterinarisë (leximi i parë);

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kullotat (leximi i parë);

6. Propozim-ligj për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë te Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës sipas Marrëveshjes kornizë për hua dhe financim të pjesshëm të Projektit për rikonstruktim dhe ndërtim shtesë të institucioneve shëndetësore publike - faza e parë (leximi i parë);

7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike (leximi i parë);

8. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë (leximi i parë);

9. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 135 paragrafi 3 të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, të parashtruar nga kryetari i komunës së Koçanit;

10. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 55-a paragrafi 3 të Ligjit për tatimin personal mbi të ardhurat, të parashtruar nga deputeti Mile Andonov;

11. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 13 paragrafi  3 të Ligjit për nëpunësit shtetërorë, të parashtruar nga deputetja Cvetanka Ivanova.


 

Click