E premte , 27 janar 2012

PJESËMARRJA NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË KOMISIONEVE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË VENDEVE-ANËTARE TË BE-SË - KOSAK

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve-anëtare të BE-së - KOSAK më 29-30 janar 2012, në Kopenhagë, e organizuara nga Kryesia daneze.



E hënë, 23 janar 2012

PJESËMARRJA NË SEANCËN E JANARIT TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Nga sot deri më 27 janar 2012 në Strazburg, Francë, u mbajt seanca e rregullt e janarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në punën e AP-së të KE-së dhe trupave të saj, do të marrin pjesë shefi i Delegacionit, z. Aleksandar Nikollovski, si dhe zëvendësanëtarët: znj. Sonja Mirakovska dhe z. Imer Aliu



E martë, 10 janar 2012

DEBAT PUBLIK ME TEMË: PARANDALIMI I KANCERIT NË QAFËN E MITRËS - PËRVOJË MAQEDONASE DHE EVROPIANE

Më 25 janar 2012 në ora 10:00, në sallën "Boris Trajkovski" në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në organizim të Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Shoqatën për luftë kundër kancerit "Borka" dhe Asociacionin evropian për luftë kundër kancerit në qafën e mitrës, anëtar i plotfuqishëm i të cilit është shoqata , do të zhvillohet debat publik me temë: Parandalimi i kancerit në qafën e mitrës - përvojë maqedonase dhe evropiane



E hënë, 9 janar 2012

VIZITA ZYRTARE E KRYETARIT VELJANOSKI NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, më 10 janar 2012, do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës

Click