E hënë, 24 janar 2011
MBLEDHJA E PESËDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 50-të, të mbajtur më 21 janar 20111, si trup punues amë në lexim të dytë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve.
Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë z. Perica Ivanoski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Kryetari i Komisionit, z. Nikolla Qurkçiev, i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar, të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin.
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave konkludoi që Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve, të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.