E hënë, 24 janar 2011
Mbledhja e tetëdhjetenëntë e Komisionit për Financim dhe Buxhet
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e tetëdhjetenëntë të mbajtur më 20 janar të vitit 2011, si trup punues amë i shqyrtoi:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontabilitet të organizatave jofitimprurëse (Leximi i dytë)
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e shërbimeve transferim i shpejtë i parave (Leximi i dytë)
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumi (Leximi i dytë)
4.Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa administrative (Leximi i dytë)
Duke pasur parasysh që pas Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e shërbimeve transfer i shpejtë i parave dhe Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontabilitet të organizatave jofitimprurëse , nuk ishin të parashtruara amendamentet, Komisioni njëzëri konkludoi që t'i propozojë Kuvendit t’i shqyrtoj dhe miratojnë këto ligje.
Për Propozim-Ligji për ndryshimin e dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi ishin parashtruar dhe miratuar dy amendamente , ndërsa në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksat administrative ishte parashtruar dhe miratuar një amendament.
Komisioni njëzëri konstatoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim- ligjit të plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumi dhe Propozimit të plotësuar të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa administrative.