E martë, 11 janar 2011
PRIORITETET E KRYESIMIT HUNGAREZ JANË EDHE PRIORITETE TË MAQEDONISË
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot, në mbledhjen e 65-të të Komisionit për Çështje Evropiane, u prezantua Programi dhe prioritetet për punën e Kryesimit të Republikës së Hungarisë me Bashkimin Evropian, për periudhën janar-qershor 2011, nga ambasadori i Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, E.T. Ferenc Kekeshi.
Me takimin kryesoi kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop Arsov, ndërsa njëherazi ishin prezent edhe euroambasadori, z. Ervan Fuere, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Vasko Naumovski, kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Radmilla Sheqerinska-Jankovska, kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, znj. Teuta Arifi, kryetari i Komitetit të Përzier Parlamentar, z. Alaksandar Spasenovski, si dhe anëtarë dhe përfaqësues të të njëjtëve, e gjithashtu ishin të ftuar edhe ambasadori i Mbretërisë së Spanjës, z. Fernando de Gallainena Rodrigez dhe ambasadori i Mbretërisë së Belgjikës, z. Mark Mikellsen.
Që në fillim, euroambasadori Fuere theksoi se viti 2011 është viti i jubileve, kur Maqedonia do të shënoj përvjetorë të pavarësisë, si dhe të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila është shtyllë e marrëdhënieve ndëretnike dhe implementimi i tërësishëm i saj kërkon përkushtim nga Qeveria dhe çdo pjesëtarë i shoqërisë.
Euroambasadori, gjithashtu, e theksoi rëndësinë e implementimit të ligjeve veç më të miratuar dhe ligjeve që do të harmonizohen me Rregullativën e BE-së, si dhe të konsensusit politik dhe shoqëror në lidhje me regjistrimin, i cili do të mbahet në prill të këtij viti, e për të cilin tha se është test për marrëdhëniet ndëretnike dhe test për mirëbesim ndaj institucioneve në shtet.
“Hungaria do t’i mbështes përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që të bashkëngjitet drejtë Unionit në përputhshmëri me konkluzionet e Këshillit Evropian. Në këtë kontekst, Hungaria është e gatshme të ndihmojë në procesin e negociatave dhe në mënyrë aktive të kyçet nëse kjo kërkohet nga të gjitha anët. Ne i përkrahim negociatat e ndërmjetësuara nga ana e KB-së”- deklaroi ambasadori Kekeshi.
Kryesimi hungarez i Këshillit të Bashkimit Evropian do ta ndërtojë agjendën e vet politike rreth faktorit njeri, me ç’rast duke u fokusuar në 4 shtylla:
- Rritje dhe punësim për ruajtjen e modelit social evropian;
- Një Evropë më të fortë;
- Unioni mik i qytetarëve;
- Zgjerimi dhe politika e mirë fqinjësore.
Zëvendëskryeministri Naumovski shprehu besim se për Republikën e Maqedonisë do të caktohet data për negociata gjatë kohës së Kryesimit hungarez dhe njëkohësisht se "çështja e cila shtrohet këtë vit nuk është nëse shtetet-kandidate për anëtarësim duhet të jenë anëtare të BE-së, por si këto shtete sa më shpejtë të bëhen pjesë e saj”.
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop Arsov, i përshëndeti prioritetet e Kryesimit hungarez, duke theksuar se këto janë prioritete edhe për Republikën e Maqedonisë. Tre prioritetet e para janë të rëndësishme sepse Republika e Maqedonisë është vend-kandidat për BE-në, por prioriteti i katërt – zgjerimi dhe politika e mirë fqinjësore, është në mënyrë direkte i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë.
“Prioritet kyç për Republikën e Maqedonisë është procesi i papenguar integrues i BE-së”-theksoi z. Pop Arsov.
Në takim, prononcim të tyre patën edhe kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Radmilla Sheqerinska-Jankovska, kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, znj. Teuta Arifi, kryetari i Komitetit të Përzier Parlamentar, z. Aleksandar Spasenovski, deputetët z. Igor Ivanovski, znj. Flora Kadriu, z. Tito Petkovski dhe z. Pavle Trajanov, si dhe z. Aleksandar Kërzhallovski, përfaqësues i Këshillit Nacional për Eurointegrime.
Në fund të takimit, kryetari Pop Arsov shprehu besim se Republika e Maqedonisë dhe Hungaria do të kenë bashkëpunim të frytshëm në nivel parlamentar, siç ishte shembulli edhe me kryesimet paraprake, dhe njëkohësisht iu falënderua euroambasadorit Fuere për angazhimin e përgjithshëm për gjithë këto vite, si me Komisionin për Çështje Evropiane, ashtu edhe me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.