E mërkurë, 31 korrik 2013
DHËNIA E DEKLARATËS SOLEMNE PARA KRYETARIT VELJANOSKI

Zëvendësit e sapozgjedhur të avokatit të popullit të Republikës së Maqedonisë: znj.Elena Gjorgonoska-Manevska, z. Naser Veseli, znj.Irina Stojanovska, z. Vasal Jovanovski, z. Sllavço Timov, znj.Vaska Bajramovska-Mustafa dhe z. Daut Selimi, sot dhanë deklaratë me shkrim para kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski.
Lexo më shumë
E mërkurë, 17 korrik 2013
KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI U TAKUA ME KRYETARIN E REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, Z.BORUT PAHOR

Kryetari Veljanoski e informoi mysafirin për gjendjen politike aktuale të Republikës së Maqedonisë, për zgjedhjet e mbajtura lokale, për vullnetin e treguar të popullit ndaj tyre dhe për gjendjen e normalizuar pas ngjarjeve kah fundi i vitit të kaluar.
Lexo më shumë
E mërkurë, 10 korrik 2013
KRYETARI VELJANOSKI E MIRËPRITI DREJTORIN EKZEKUTIV TË KONSTITUENCËS HOLANDEZE TË BANKËS BOTËRORE, Z. FRAN HIMSKERK

Në takimin të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime për më shumë çështje të rëndësishme për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bankës Botërore. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, e njoftoi mysafirin me interesin e madh dhe arsyen për bashkëpunim me Bankën Botërore, prej së cilës Republika e Maqedonisë merr ndihmë nën kushte shumë të volitshme dhe ndihma e Bankës Botërore bëri që kriza ekonomike mos të përhapet edhe në Republikën e Maqedonisë.
Lexo më shumë
E hënë, 8 korrik 2013
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË PARLAMENTIT TË HOLANDËS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, shprehu falënderim nga vizita e Delegacionit të Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës dhe njëkohësisht u falënderua për përkrahjen të cilën Republika e Maqedonisë në vazhdimësi e merr nga një mik siç është Holanda në lidhje me integrimin euroatlantik.
Lexo më shumë
E hënë, 8 korrik 2013
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z. ENDRU ELLSBERI, DEPUTET NGA VIKTORIA, KOMENUELTHI AUSTRIALIAN

Deputeti australian, z. Endri Ellsberi, shprehu kënaqësi që pati mundësi ta vizitojë Republikën e Maqedonisë, si dhe të takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski.
Lexo më shumë
E premte, 5 korrik 2013
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME NDIHMËSIN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË NATO-S, Z. DIRK BRENGELLMAN

Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, e informoi bashkëfolësin për ngjarjet politike aktuale në Republikën e Maqedonisë, me interesim të madh të qytetarëve për anëtarësim në NATO dhe përkushtimin e institucioneve në realizimin e atij procesi.
Lexo më shumë
E mërkurë, 3 korrik 2013
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TITUS KORLLACEAN

Kryetar i nderuar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, shprehu falënderim për përkrahjen të cilën Republika e Maqedonisë e merr nga Republika e Rumanisë dhe e informoi bashkëfolësin për gjendjen politike aktuale në lidhje me integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, duke shprehur keqardhje që Republika e Maqedonisë përsëri nuk mori datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Lexo më shumë