E Martë 7 korrik 2009
MBLEDHJA E NËNTËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji në Mbledhjen e nëntëmbëdhjetë, të mbajtur më 2 korrik 2009, si trup punues amë i shqyrtoi Propozim-ligjin për transformimin e Ndërmarrjes publike për ekonomizim me lokale banesore dhe afariste të Republikës së Maqedonisë (leximi i parë) dhe Propozim-ligjin për udhëheqje elektronike (leximi i parë).
Nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për transformimin e Ndërmarrjes publike për ekonomizim me lokale banesore dhe afariste të Republikës së Maqedonisë, e arsyetoi zëvendës-ministri për Transport dhe Lidhje z. Ljupço Dimovski, i cili theksoi se me transformimin e Ndërmarrje publike në dy shoqëri aksionare, do të krijohen kushte për ekonomizim më të mirë me lokalet banesore dhe afariste në pronësi të Republikës së Maqedonisë. Ai njëkohësisht i theksoi principet themelore për formimin e shoqërive aksionare me aktet e tyre të përgjithshme, në të cilat do të definohen kompetencat tyre.
Miratimi i këtij Propozim-ligji është ndërmarrë shumë më herët, dhe bazohet në principet e raportit dhe analizës së shtëpisë së pavarur për revizion.
Lidhur me Propozim-ligjin për udhëheqje elektronike, arsyetimin e vet e dha z. Ivo Ivanovski , ministër për Shoqëri Informatike. Ai i theksoi qëllimet themelore që do të arrihen me miratimin e këtij ligji, e që kanë të bëjnë më përmirësimin e punës së institucioneve në sferën e informatikës dhe lehtësimin e qytetarëve gjatë zgjidhjes së kërkesave të tyre para organeve kompetente. Z. Ivanovski njëkohësisht e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, gjë që është përcaktimi i Qeverisë që të harmonizohet legjislacioni vendor me atë ndërkombëtar.
Në bazë të debatit, Komisioni për transport lidhje dhe ekologji, vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe duhet të jepen për lexim të mëtejmë.