E hënë, 6 korrik 2009
KONFERENCA E KRYTARËVE TË KOMISIONEVE PARLAMENTARE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË SHTETEVE ANËTARE TË UE-KOSAK
Në kuadër të pjesës punuese të Konferencës së komisioneve për çështje evropiane ( KOSAK), që dje dhe sot (5 dhe 6 korrik ) mbahet në Stokholm, Suedi, në të cilën merr pjesë kryetari i Komisionit për çështje evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Petar Pop Arsov, u parashtruan prioritetet dhe programi për punë i kryesisë aktuale suedeze, nga ana e ministrit për punë të jashtme z. Karl Bild dhe ministrja e çështjeve evropiane z-nj. Sesilija Mallstrom.
Ministri Billd si përparësi kryesore me të cilat do të ballafaqohet kryesimi suedez i UE-së, para se gjithash i theksoi krizën ekonomike botërore, ratifikimin e Marrëveshjes së Lisbonës, konfliktet aktuale luftarake në botë, ndryshimet klimatike, me ç’rast e theksoi moton e kryesimit suedez “Të ballafaqohemi me sfidat”. Billd shprehu shpresën se ratifikimi i Marrëveshjes së Lisbonës, patjetër duhet të kryhet me qëllim që të vazhdojë integrimi i mëtejmë i shteteve që duan t’i bashkëngjiten familjes evropiane, kurse tregimi për Evropën të ketë fund fatlum.
Në atë rast u përqendrua edhe në zgjerimin e UE-së me shtetet nga Ballkani Perëndimor, si një nga përparësitë e kryesisë suedeze me Unionin, me ç’rast theksoi se gjatë zgjidhjes së çështjeve bilaterale siç janë çështja e emrit të Maqedonisë dhe kontesti i kufirit të Kroacisë me Slloveninë, patjetër duhet të përdoret diplomacia. Billd theksoi se këto çështje duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale edhe atë pa emocione, por me mençuri.
Në fund, ministri Billd theksoi se kryesimi suedez i UE-së është orientuar drejt problemeve vërtet komplekse dhe çështjes nëse do të ketë sukses që të ballafaqohet me të gjitha sfidat, ai u përgjigj se do të bëjnë gjithçka që është në mundësinë e tyre që të përmirësohen gjendjet në UE, të cilat vërtet janë tejet të rënda dhe voluminoze.
Në kuadër të pjesës joformale të Konferencës, kryetari i Komisionit Pop Arsov, realizoi një numër kontaktesh me kryetarët e Komisioneve për çështje evropiane të Spanjës, Danimarkës, Çekisë, Italisë, Turqisë, Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilëve ua arsyetoi qëndrimet maqedonase për proceset eurointegruese. Gjithashtu, ai këmbeu mendime lidhur me ngjarjet aktuale në dritën e përparësive të paralajmëruara në kryesimin suedez me Unionin.