E enjte,16 korrik 2009, Stokholm
TAKIM JOFORMAL I MINSTRAVE TË UE-së PËR DREJTËSI DHE PUNË TË BRENDSHME
Në Stokholm nga 15 deri më 17 korrik, mbahet takim joformal i ministrave të UE-së për drejtësi dhe punë të brendshme. Nikoqirë në takim janë ministri i drejtësisë Beatriçe Esk dhe ministri për migrim dhe politikën e azilit Tobijas Bilstrom.
Në takimin joformal, ministrat do të bisedojnë për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejshëm, në sferën e drejtësisë dhe punëve të brendshme.
Këshilli Evropian në takimin e 5 dhjetorit 2004, e miratoi programin pesëvjeçar për bashkëpunim, të ashtuquajtur “Programi i Hagës”. Programi e përfshin bashkëpunimin e policisë me doganat, shërbimet e shpëtimit, bashkëpunimin e ligjeve ndëshkuese me ato civile, azilit, migrimit, vizave dhe kontrollit të jashtëm kufitar etj.
Programi i parë strategjik për drejtësi dhe punë të brendshme, u miratua në vitin 1999. Programi i tanishëm i Hagës skadon ne dhjetor 2009.
Kjo do të jetë detyrë themelore dhe e rëndësishme e kryesimit të Suedisë me UE-në, të përgatisë udhëzime për vazhdimin e punës përmes përpilimit të programit të ri - “Programi i Stokholmit”.
Takimi joformal i ministrave për drejtësi dhe punë të brendshme, është takimi i parë i mbajtur në Suedi në kohën e kryesimit së Suedisë me UE-në. Takimi pritet të jetë një nga më të mëdhenjtë, me rreth 350-400 pjesëmarrës.