E martë, 21 korrik 2009
U KOMPLETUA ZGJEDHJA E KRYETARËVE DHE NËNKRYETARËVE TË KOMISIONEVE TË EUROPARLAMENTIT
Pasi që të enjten Parlamenti Evropian në Mbledhjen konstituive në Strasburg zgjodhi kryetarë dhe nënkryetarë të dymbëdhjetë komisioneve, në mbledhjen e djeshme e kompletoi zgjedhjen në komisionet e mbetura, si dhe në dy nënkomisione, për mandatin e ardhshëm 2,5 vjeçar.
Lista e kompletuar e kryetarëve të Komisioneve dhe nënkomisioneve të Parlamentit Evropian:
-Komisioni për zhvillim - Eva Xholi nga Franca, anëtare e Koalicionit të të gjelbërve dhe Aleancës së lirë evropiane;
-Komisioni për kontroll të buxhetit - Luixhi de Magistris nga Italia, anëtar i Partisë së liberalëve dhe demokratëve për Evropë;
-Komisioni për transport dhe turizëm - Brajan Simpson nga Britania e Madhe, anëtar i Partisë së socialistëve dhe demokratëve;
-Komisioni për zhvillim rajonal - Danuta Hubner nga Polonia, anëtare e Partisë popullore evropiane (Demokristianët);
-Komisioni për bujqësi - Paulo de Kastro nga Italia, anëtar i Partisë së socialistëve dhe demokratëve;
-Komisioni për peshkatari - Karmen Fraga Esteves nga Spanja, anëtar i Partisë popullore evropiane (Demokristianët);
-Komisioni për kulturë dhe arsim - Doris Pak nga Gjermania, anëtare e Partisë popullore evropiane (Demokristianët);
-Komisioni për çështje kushtetuese - Karlo Kasini nga Italia, anëtar i Partisë popullore evropiane (Demokristianët);
-Komisioni për punë të jashtme - Gabriele Albertini nga Italia, anëtare e Partisë popullore evropiane (Demokristianët);
-Komisioni për tregti ndërkombëtare - Vital Moreira nga Portugalia, anëtar i Partisë së socialistëve dhe demokratëve;
-Komisioni për buxhet - Alen Lamasur nga Franca, anëtare e Partisë popullore evropiane (Demokristianët);
-Komisioni për çështje ekonomike dhe financiare - Shenon Bovlls nga Britania e Madhe, anëtar i Partisë së liberalëve dhe demokratëve për Evropë;
-Komisioni për punë dhe politikë sociale – Pervensh Bere nga Franca, anëtar i Partisë së socialistëve dhe demokratëve;
-Komisioni për ekologji, shëndetësi publike dhe siguri të ushqimit - Xho Lejnen nga Gjermania, anëtar i Partisë së socialistëve dhe demokratëve;
-Komisioni për industri, hulumtim dhe energjetikë - Herbert Reul nga Gjermania, anëtar i Partisë popullore evropiane (Demokristianët);
-Komisioni për tregun e brendshëm dhe mbrojtjen e konsumatorëve - Malkolm Harbor nga Britania e Madhe, anëtar i Partisë së konservatorëve dhe reformistëve;
- Komisioni për çështje juridike - Klaus-Hejner Lehne nga Gjermania, anëtar i Partisë popullore evropiane (Demokristianët) dhe demokratëve evropianë;
-Komisioni për liri qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme - Fernando Lopez Agilar nga Spanja, anëtar i Partisë së socialistëve dhe demokratëve;
- Komisioni për të drejtat e femrave dhe barazi ndërmjet gjinive - Eva Brit Svenson nga Zvicra, anëtare e E së majtës së bashkuar evropian/ E majta e gjelbër nordike;
- Komisioni për peticione - Erminija Maconi nga Italia, anëtare e Partisë popullore evropiane (Demokristianët);
-Nënkomisioni për të drejtat e njeriut - Hajdi Hautala nga Finlanda, anëtar i Koalicionit të të Gjelbërve dhe Aleancës së lirë evropiane;
-Nënkomisionin për mbrojtje dhe siguri - Arno Danzhan nga Franca, anëtar i Partisë popullore evropiane (Demokristianët)