E enjte, 9 korrik 2009, Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonominë e ujërave
U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR KULLOSAT
Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonominë e ujërave, në Mbledhjen e 14-të të mbajtur më 3 korrik 2009, si trup punues amë e shqyrtoi Propozimin-ligjin për ndryshimin e Ligjit për kullosat (leximi i parë).
Arsyetimin e Ligjit të parashtruar e paraqiti ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave, z. Aco Spasenoski. Ai theksoi se me ndryshimet e propozuara bëhet harmonizimi me Ligjin për tokë bujqësore, ku në nenin 50 të këtij ligji është shënuar procedura kur mundet të ridedikohet toka bujqësore për qëllime jobujqësore. Kjo është e mundur në rastet vijuese: kur nuk ka tokë bujqësore klasa me më të ulëta boniteti, ndërsa ridedikimi është në pajtim me Planin hapësinor të Republikës së Maqedonisë dhe Programin për përpilimin e planeve urbanistike, kur me ligj është përcaktuar interesi publik për ndërtimin e objekteve, që sipas dispozitave të veçanta ndërtohen jashtë rajonit ndërtimor, për ndërtimin e objekteve për përpunimin primar dhe final të prodhimeve bujqësore.
Në Komision u theksua se është e nevojshme që të sigurohet mbrojtje më e madhe e kullosave, përmes përforcimit të inspektimit bujqësor.
U shpreh përkrahje e ndryshmeve të propozuara, sepse me ato administrimit lokal do t’i jepen ingjerenca të caktuara, që të mund t’i shfrytëzojë beneficionet nga ridedikimi i kullosave në parcelat ndërtimore.
Komisioni konstaton se ka nevojë për miratimin e ligjit të propozuar dhe unanimisht konkludoi, se Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për kullosat është i pranueshëm dhe mundë të jepet në leximin e mëtejmë.