E martë, 2 korrik 2013
PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË MBLEDHJEN PARLAMENTARE TË KOMUNITETIT ENERGJETIK NË VJENË
Me ftesë të Sekretariatit të Komunitetit Energjetik dhe Këshillit Rajonal për Bashkëpunim me delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje, znj.Vlladanka Aviroviq, z. Dragan Cuklev, z. Rexhail Ismaili dhe z. Nikollçe Acevski, do të marrë pjesë në mbledhjen e parë të deputetëve nga vendet pjesëmarrëse dhe miq të Komunitetit Energjetik, që u mbajt dje ne Sekretariatin e Bashkësisë Energjetike në Vjenë, Austri.
Ky eveniment është në bashkorganizim me Sekretariatin e Komunitetit Energjetik dhe Këshillin Rajonal për Bashkëpunim, ndërsa qëllimi kryesor është përfshirja më e madhe e parlamenteve në punën e Komunitetit Energjetik.