E premte, 6 korrik 2012
PJESËMARRJA E DEPUTETIT HAJRULLA MISINI NË MBLEDHJEN E KOMISIONEVE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Hajrulla Misini nga 8 deri 9 korrik 2012, do të merr pjesë në takimin përgatitor të Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian - KOSAK.
Takimi do të mbahet në Limasoll, Republika e Qipros, në kuadër të kryesisë së Qipros me BE-në.