Njoftimet



E enjte, 18 korrik 2013, ora 11:00, Salla "Boris Trajkovski"

KOMISIONI JURIDIK LIGJVËNËS

Propozim i rendit të ditës:

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë për çështje doganore;

2. Propozim-ligj për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit mbi vlerën e shtuar, tatimit mbi fitim, tatimit personal mbi të hyra, kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor, si dhe kamata dhe taksa dhe obligime tatimore dytësore në bazë të kredive në denarë në depozitë të përhershme në Ndërmarrjen Publike për Ekonomizim me Pyje "Pyjet e Maqedonisë" P.P. Shkup - leximi I;

3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhim dhe qarkullim të armatimit dhe pajisjes ushtarake - leximi I;
 
4. Propozim-ligj për mbrojtje nga pirja e duhanit - leximi I;

5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për transformim të Ndërmarrjes Publike për Ekonomizim me Hapësirën Banesore dhe Afariste të Republikës së Maqedonisë - leximi I;

6. Propozim-ligj për afate për shlyerjen e detyrimeve në para - leximi I;

7. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 31 paragrafët 1 dhe 7 të Ligjit për qasje të lirë te informatat me karakter publik, e parashtruar nga Rexhail Ismaili;

8. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 10 të Ligjit për taksa gjyqësore, e parashtruar nga kryetari i komunës së Bosillovës, Ljupço Kolev. 
 

Click