E mërkurë, 31 korrik 2013, ora 13:00, Salla "Boris Trajkovski"
KOMISIONI JURIDIK LIGJVËNËS
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të tatimit mbi vlerën e shtuar, tatimit mbi fitim, tatimit personal mbi të ardhura, kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor, si dhe kamatave dhe detyrimeve dhe obligimeve tatimore dytësore në bazë të kredive në denarë në depozitë të përhershme në Ndërmarrjen Publike për Ekonomizim me Pyje "Pyjet e Maqedonisë" P.P. Shkup - leximi II;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike - leximi II;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sende të organeve shtetërore - leximi I;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për armë - leximi II;
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhim dhe qarkullim të armatimit dhe pajisjes ushtarake - leximi II;
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim dhe trajnim profesional - leximi I;
2. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për veprimtari inovative - leximi I;
3. Propozim-ligj për zona të gjelbra industriale - leximi II;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare - leximi II;
5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrje publike - leximi II.