E martë, 30 korrik 2013, ora 14:00, Salla e Qeverisë
KOMISIONI PËR ÇËSHTJE TË ZGJEDHJEVE DHE EMËRIMEVE
Propozim i rendit të ditës:
1. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
2. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për themelimin e grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera dhe zgjedhja e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera;
3. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të anëtarëve të Komitetit për Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive;
4. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për emërim të kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit Nacional për Eurointegrime;
5. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (AP OSBE);
6. Përcaktim i Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të kryetarit, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim;
7. Përcaktim i Propozim-vendimit për shkarkim dhe emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "Mito Haxhi Vasilev Jasmin";
8. Përcaktim i Mendimit për Propozim-rregulloren për ndryshimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Shërbimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
9. Përcaktim i Mendimit për Propozim-rregulloren për ndryshimin e Rregullores për organizim të brendshëm të Shërbimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
10. Përcaktim i Propozim-vendimit për shkarkim dhe emërim të anëtarit të Këshillit për Statistikë të Republikës së Maqedonisë;
11. Të ndryshme.