E hënë, 25 shkurt 2014
VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 26 shkurt 2014, në ora 12:00, do të vendosë kurorë me lule të freskëta në varrin e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, në vendin ku prehen kolosët, varrezat e Butelit
Lexo më shumë
E hënë, 18 shkurt 2014
DELEGACIONI I KUVENDIT NË SEMINAR NË BRUKSEL
Në organizim të Drejtorisë së Politikave të Jashtme, përkatësisht Seksionit për Aktivitete Paraaderuese, më 19 dhe 20 shkurt 2014, në Parlamentin Evropian në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, mbahet Seminar parlamentar me temë: "Shëndeti dhe mbrojtja e konsumatorëve". Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në këtë seminar do të marrin pjesë deputetët: z. Mile Paçemski dhe znj. Stanka Anastasova, anëtarë të Komisionit për Shëndetësi dhe Bekim Qoku, zëvendësanëtar i Komisionit për Shëndetësi
Lexo më shumë
E enjte, 13 shkurt 2014
DELEGACIONI I KUVENDIT NË SESIONIN DIMËROR TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË OSBE-SË
Nga 13 deri 14 shkurt 2014 në Vjenë, Austri do të mbahet Sesioni dimëror i Asamblesë parlamentare i OSBE-së, në të cilin do të marrin pjesë deputetët: znj. Ana Pavllovska-Daneva, shefe e Delegacionit dhe z. Vlladimir Gjorçev, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë parlamentare të Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë
Lexo më shumë
E hënë, 3 shkurt 2014
DELEGACIONI I KUVENDIT NË LUTJET E MËNGJESIT NË UASHINGTON
Delegacioni i Kuvendit në krye me nënkryeten e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Suzana Saliu, e në përbërje të deputetëve: Sillvana Boneva, Vlladimir Gjorçev dhe Andrej Petrov, të ftuar nga kongresistët amerikanë, nga 4 - 7 shkurt do të qëndrojnë në Uashington, ku do të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit.
Lexo më shumë
E hënë, 3 shkurt 2014
VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje me znj. Hristina Runçeva, z. Goran Sugarevski, z. Nikollçe Acevski, z. Rejhan Durmishi, me rastin e 142 vjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev, më 4 shkurt (e martë) do të vendosë lule të freskëta.
Lexo më shumë