DEPUTETËT



 

 

KAROLINA RISTOVA

 

 

 

 

U lind: 30.9.1970, Radovsih, Republika e Maqedonisë;

SHKOLLIMI:

  • 1994 – Juriste e diplomuar (drejtimi i jurisprudencës), Fakulteti Juridik – Shkup, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”
  • 1996 (korrik–gusht) – Akademia e Hagës për të drejtën  ndërkombëtare (e drejta ndërkombëtare publike), Hagë, Holandë (vërtetim për vizitë);
  • 1998 (korrik–gusht) Program universitar për të drejtën transnacionale në Fakultetin Juridik të Universitetit Djuk (SHBA) dhe në Fakultetin  Juridik në Gjenevë (Zvicër): (vërtetim për provimet e dhëna: E drejta penale ndërkombëtare, E drejta kushtetuese komparative, Hyrje në të drejtën amerikane);
  • 2000 – Magjistre e së drejtës ndërkombëtare dhe komparative (me denominim nderi “dallohet”), Fakulteti Juridik, Universiteti Xhorxhtaun, Uashington, SHBA; (Teza e magjistraturës: Aspektet juridike të zgjerimit të Unionit Evropian dhe Shtetet e Ballkanit”
  • Në vazhdim: Studimet të magjistraturës nga sfera e shkencave juridike-politike dhe shkencave politike me punim të lejuar të magjistraturës me temë: “Teoritë feministe për politikën” në Fakultetin  Juridik “Justiniani I”, Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi”.

KARRIERA PROFESIONALE:

(1995–1998) – Demonstruese (1998–2002-momentalisht pushon) dhe asistent i ri në Fakultetin Juridik “ Justiniani i I” në “Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi”; më shumë se 15 punime profesionale dhe shkencore në publikime shkencore të vendit dhe jashtë tij (duke përfshirë edhe shtëpinë Oxford University Press) në sferën e interesit shkencor dhe hulumtues; të drejtën ndërkombëtare dhe komparative, të drejtën e UE, filozofia/teoria  juridike dhe politike, studime të grave; pjesëmarrje në më shumë se 10  seminare shkencore dhe profesionale në vend dhe jashtë vendit.

KARRIERA POLITIKE:
Karriera partiake:

  • 1992-1995: Anëtare e Këshillit ekzekutiv të LSDM-së (Sektori për çështje të grave; bashkëpunimi ndërkombëtar);
  • 1993–1995: Anëtare e KQ dhe Kryesisë e LSDM-së
  • 1998–2002 Anëtare e KQ të LSDM-së; Anëtare e Komisionit për bashkëpunim ndërkombëtar të KQ të LSDM-së
  • 2002 – në vijim: Anëtare e KQ të LSDM-së dhe anëtare e Kryesisë të KQ të LSDM-së (me funksion)
  • 2003 – në vijim: u.d. Sekretare ndërkombëtare e LSDM-së


ANGAZHMET DHE FUNKSIONET NË PUSHTETIN SHTETËROR QENDROR DHE LOKAL:

  • 1996 – kandidate në listën e këshilltarëve për Këshillin e Komunës së  K. Vodës, zgjedhjet lokale (e pa zgjedhur);
  • 1996-2000: anëtare e jashtme e Komisionit për çështjet juridike-statutare në Këshillin e K. Vodës (përfaqësuese e LSDM-së);
  • 2002-2006: Deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (Grupi i deputetëve i LSDM-së; raportuese e Grupit të deputetëve për politikë të jashtme dhe eurointegrime)
  • Komisionet e Kuvendit: Kryetare e Komisionit për çështje evropiane (2003 në vijim); Komisioni për politikë të jashtme 2002-në vijim);  Zëvendës-kryetare e Komisionit për çështje kushtetuese (2002 në vijim); Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve (2002-2003)
  • Delegacionit e Kuvendit: Anëtare në Delegacionin në Unionin Interparlamentar (2002 në vijim); Nënkryetare e Delegacionit për bashkëpunim me Parlamentin Evropian (2002–2003)

GJUHËT: Maqedonishten, serbishten/kroatishten, anglishten, gjermanishten.

Click