E hënë, 27 maj 2013, Ohër

TAKIMET BILATERALE TË KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCEN E 10-TË NË NIVEL TË KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE TË PBEJL

Në Konferencën e 10-të  të kryetarëve të parlamenteve të PBEJL-së, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, u takua me kryetarin e Parlamentit Nacional të Republikës së Bulgarisë z. Mihail Mikov. Në takimin, të dy palët diskutuan për përmirësimin dhe kultivimin e marrëdhënieve të mirë fqinjësore. 



E hënë, 27 maj 2013, Ohër

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME NËNKRYETARIN E PARLAMENTIT EVROPIAN Z. LLASLLO SURJAN, ME KRYETARIN E DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE TË RUMANISË, Z. VALERIU STEFAN ZGONEA DHE ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË SERBISË Z. NEBOJSHA STEFANOVIQ

Në orët e pasdites në Konferencën e 10-të të kryetarëve të parlamenteve të PBEJL-it, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski u takua me nënkryetarin e Parlamentit Evropian z. Llasllo Surjan. Në takimin, kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë është fuqimisht e interesuar që edhe më tutje të vazhdohet me dhënie impulse të freskëta politike dialogut dhe bashkërisht me eurodeputetët dhe deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në mënyrë konstruktive të kontribuohet në procesin e eurointegrimeve.  



E premte, 24 maj 2013, Vatikan

KRYETARI VELJANOSKI NË AUDIENCË TE PAPA FRANÇESKU

Delegacioni shtetëror-kishtar i Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, kishte audiencë me Papën e ri Françesku. Kryetari Veljanoski ia uroi zgjedhjen për kryetar i 266-ti me radhë i Kishës Katolike, me dëshira të sinqerta për promovimin e mëtutjeshëm të paqes, bashkëpunimit dhe miqësisë në botë



E enjte, 9 maj 2013, Dublin

DELEGACIONI I KUVENDIT, I UDHËHEQUR NGA KRYETARI VELJANOSKI, NË VIZITË ZYRTARE NË IRLANDË

Delegacioni parlamentar i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në kuadër të vizitës dyditore zyrtare në Irlandë, i cili momentalisht kryeson me Bashkimin Evropian, përveç takimit me nikoqirin kryesuesi i Dhomës së përfaqësuesve të Iralandës z. Shon Beret, u takua edhe me kryetarin e Irlandës z. Majkll D. Higins, ministren e Çështjeve Evropiane znj.Llusinda Kreiton, me Komisionin e Përbashkët për Çështje Evropiane dhe me Grupin irlandez-maqedonas për miqësi. 



E mërkurë, 8 maj 2013, Dublin, Irlandë

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYESUESIN E DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE TË IRLANDËS, Z. SHON BERET

Në takimin, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, shprehu kënaqësi për mikpritjen dhe takimin që mundësoi këmbim të sinqertë informatash dhe mendimesh për çështjet eurointegruese, për çështjet bilaterale dhe çështjet tjera në funksion të avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dyja vendeve. 



E martë. 7 maj 2013

KRYETARI VELJANOSKI NË VIZITË ZYRTARE NË IRLANDË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, prej nesër qëndron në vizitë zyrtare në Irlandë në nivel më të lartë shtetëror. Vizita zyrtare dyditore në Irlandë, e cila momentalisht kryeson me Bashkimin Evropian, realizohet me ftesë të kryesuesit të Dhomës së përfaqësuesve të Irlandës, z. Shon Beret. 

Click