E martë, 19 maj 2009
DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMUNAL
Këshilli Nacional për Eurointegrime vazhdon me organizimin e debateve publike për ligjet për të cilat është i domosdoshëm debat më i gjerë, i cili do të mundësojë miratimin e ligjeve kualitative dhe përgatitje kualitative për pranimin e detyrimeve nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian.
Në këtë drejtim, Këshilli Nacional për Eurointegrime bashkë me Bashkësitë e njësive të vetadministrimit lokal organizojnë debat për Propozim-ligjin për bashkëpunim ndërkomunal.
Debati publik do të mbahet më 19 maj 2009, më 14,30, në Sallën ‘’Boris Trajkovski ‘’ në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Debati publik do të jetë i hapur për mediumet.