E enjte, 30 maj 2013
PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË KONFERENCËN RAJONALE TË BALLKANIT PERËNDIMOR
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: znj. Vlladanka Aviroviq, kryetare e Komisionit për Çështje Ekonomike, z. Marjanço Nikollov, kryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe z. Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, do të jetë i pranishëm në Konferencën Rajonale për Ballkanin Perëndimor me temë "Politika konkurrente", e cila do të mbahet më 1 dhe 2 qershor 2013 në Beçiq, Mali i zi.
Konferencën e organizon Fondacioni Vestministër për Demokraci dhe rrjetet parlamentare për ekonomi dhe financim dhe buxhet të vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Pjesëmarrës në Konferencën do të jenë anëtarët e parlamenteve, përfaqësues qeveritarë dhe ekspertë nga Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova.