E mërkurë, 15 maj 2013
PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË SESIONIN PRANVEROR TË AP TË NATO
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i udhëhequr nga shefja e delegacionit, znj.Ermira Mehmeti, e në përbërje të të cilit janë z. Pavle Trajanov dhe z. Goran Sugarevski, nga 16 deri 19 maj do të marrin pjesë në punën e Sesionin Pranveror të AP të NATO-s që mbahet në Luksemburg.
Përveç seancës plenare, delegacioni do të marrë pjesë edhe në punën e pesë komiteteve të AP të NATO-s, ndër të cilat edhe në punën e Komitetit për Dimension Civil të Sigurisë, ku do të shqyrtohet raporti i Komitetit për Ballkanin Perëndimore.