E enjte, 2 maj 2013
PJESËMARRJA E DEPUTETES, ZNJ.POPOVSKA NË DISKUTIM PODIUMI NË HAMBURG
Nga 1 maj deri në 5 maj të vitit 2013 mbahet festivali ndërkombëtar "34 ditë të Kishës Ungjillore", në Hamburg, Republika Federative e Gjermanisë, në të cilin marrin pjesë 100 mijë mysafirë.
Në kuadër të ngjarjes, më 3 maj do të mbahet diskutim podiumi me temë: Evropa, Solidaritet në krizë; Kontroll i krizës ekonomike dhe financiare, në të cilin si kryetare e RDM-së dhe anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, do të merr pjesë deputetja, znj.Liljana Popovska.
Pjesëmarrja në këtë debat është e organizuar në bashkëpunim me konsullin e nderit të Republikës së Maqedonisë në Republikën Federative të Gjermanisë, z.Hollger Mihail Arndt.
Në debatin deputetja, znj.Popovska do të mbajë fjalim lidhur me procesin e eurointegrimit, ndërsa si bashkëfolës të saj do të jenë: Martin Shullc, kryetar i Parlamentit Evropian, Sven Gigolld, deputet në parlamentin evropian, dr.Rrollf Shtrauh, anëtar i kryesisë së Mekanizmit Evropian për Stabilizim nga Luksemburgu dhe Holger Mihael Arndt, konsull nderi i Republikës së Maqedonisë në Republikën Federative të Gjermanisë.