Njoftimet



E hënë, 31 maj 2010, ora 11:00, Salla1

SEANCA E NJËQINDEGJASHTË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Propozimi i rendit të ditës:

1. Propozim për zgjedhje të komisionarëve (anëtarë) të Komisionit për Letra me Vlerë;

2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Francës për mobilitetin e të rinjve;

3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për këmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informatave të klasifikuara;

4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Sekretariatit për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministrit Federal për çështje evropiane dhe ndërkombëtare të Republikës së Austrisë për zhvillim të bashkëpunimit;

5. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit të pestë plotësues të Marrëveshjes për forcat paqësore multinacionale të Evropës Juglindore; 

6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për barna dhe mjete ndihmëse mjekësore (leximi i parë);

7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për higjienë publike (leximi i parë);

8. Propozim-ligj për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua në Bankën Investuese Evropiane sipas Marrëveshjes për hua për Projektin "Furnizimi me ujë dhe kullimi i ujërave të zeza" (leximi i parë);

9. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për tatimin mbi fitim (leximi i parë);

10. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë (leximi i parë);

11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor (leximi i parë); i parashtruar nga deputetët: Stanka Anastasova, Mile Andonov, Vesna Bendevska, Vllado Buçkovski, Sllavica Gërkovska Lloshkova, Mende Dinevski, Cvetanka Ivanova, Igor Ivanovski, Jani Makraduli, Goran Minçev, Marjanço Nikollov, Andrej Petrov, Emilijan Stankoviç, Goran Sugareski, Marinella Tusheva, Nikolla Qurkçiev, Tome Çingovski dhe Radmilla Shekerinska; 

12. Propozim-ligj për të drejtat e veçanta të invalidëve të UÇK-së, anëtarëve të familjeve të viktimave civile dhe anëtarëve të familjeve të luftëtarëve të rënë të UÇK-së gjatë konfliktit të vitit 2001 (leximi i dytë); I parashtruar nga deputetët: Abedin Zumberi, Daut Rexhepi, Flora Kadriu, Besim Dogani, Sulejman Rushiti dhe Imer Selmani.

13. Propozim-strategji për menaxhim me borxhin publik të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2010-2012;

14.  Raport vjetor për punën e Agjencisë për Komunikime Elektronike për vitin 2009;
 
15.  Propozim-vendim për miratimin e planit financiar vjetor të Agjencisë për Komunikime Elektronike për vitin 2010;

16. Raport vjetor për punën e Agjencisë për Posta për vitin 2009;

17. Propozim-vendim për miratimin e planit financiar vjetor të Agjencisë për Posta për vitin 2010.


Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës për klauzola të punës (marrëveshje publike), 1949;

2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes së Lisbonës për mbrojtjen e shenjave të prejardhjes dhe regjistrimi i tyre ndërkombëtar;

3.  Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës;

4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës se Maqedonisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës për kushtet për udhëtime reciproke të qytetarëve;

5.  Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Çekisë për bashkëpunim ekonomik dhe industrial;

6. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë për bashkëpunim policor në luftën kundër krimit;

7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspekcion sanitar dhe shëndetësor (leximi i parë);

8. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për mbrojtjen shëndetësore (leximi i parë), i parashtruar  nga deputetët:Stanka Anastasova, Mile Andonov, Vesna Bendevska, Vllado Buçkovski, Sllavica Gërkovska Lloshkova, Mende Dinevski, Cvetanka Ivanova, Igor Ivanovski, Jani Makraduli, Goran Mincev, Marjanco Nikollov, Andrej Petrov, Emilijan Stankoviq, Goran Sugareski, Marinella Tusheva, Nikolla Qurkciev, Tome Cingovski Radmilla Shekerinska;

9. Propozim-ligj për menaxhim me trashëgiminë botërore, natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët Anita Kiparizova Krsteska, Cvetko Grozdanov, Vllado Stefenoski, Silvana Boneva, Tahir Hani, Liljana Zaturoska, Natasha Janevska, Kosana Nikoliq Mazneva dhe Sonja Gelova Stojanov;

10. Propozim për shkarkimin nga funksioni i drejtorit në Drejtorinë për Mbrojtjen e Të Dhënave personale.

Click