Njoftimet



E martë, 14 maj 2013, ora 14:00, Salla "Boris Trajkovski"

KOMISIONI JURIDIK LIGJVËNËS

Propozim i rendit të ditës:

1. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për themelimin e Universitetit Shtetëror "Goce Dellçev" në Shtip, me procedurë të shkurtuar; 

2. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Universitetit për shkenca dhe teknologji informatike "Shën Apostoll Pavle", me procedurë të shkurtuar;

3. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për ndërtim të autostradës së Korridorit X, në aksin rrugor Demir Kapi - Smokvicë, me procedurë të shkurtuar;

4. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për ndërtim dhe instalim të sistemit elektronik për arkëtim të taksës rrugore përgjatë Korridorit X, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar;

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, me procedurë të shkurtuar;  

6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistem njësportel dhe mbajtje të regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave tjerë juridikë, me procedurë të shkurtuar;

7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare, me procedurë të shkurtuar.  

 

Click