E martë, 14 maj 2013, ora 11:00, Salla "Boris Trajkovski"
KOMISIONI PËR FINANCIM DHE BUXHET
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për ndërtim të autostradës së Korridorit X, në aksin rrugor Demir Kapi - Smokvicë, me procedurë të shkurtuar;
2. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë të obligimeve sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për ndërtim dhe instalim të sistemit elektronik për arkëtim të taksës rrugore përgjatë Korridorit X, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, me procedurë të shkurtuar.