E mërkurë, 8 maj 2013, ora 11:00, Salla "Boris Trajkovski"
KOMISIONI PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për marrje dhe shkëmbim të provave dhe të dhënave me detyrë zyrtare - leximi I;
2. Raport vjetor për punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012;
3. Raport për punën e Agjencisë së Administratës për vitin 2012;
4. Raport vjetor për punën e Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2012;
5. Raport vjetor i Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë te Informatat me Karakter Publik në vitin 2012;
6. Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurën Administrative dhe Procedurën e Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë në vitin 2012;
7. Raport vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit të respektit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut për vitin 2012.