E hënë, 22 mars 2010
DELEGACIONI I KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME NË VIZITË PUNE DYDITORE NË MBRETËRINË E SPANJËS
Delegacioni i Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit znj. Teuta Arifi, në përbërjen e të cilit janë anëtarët e komisionit z.Vllado Buçkovski dhe z. Pavle Trajanov. Më 23 dhe 24 mars 2010, do të qëndrojnë në vizitë pune dyditore në Mbretërinë e Spanjës.
Në bazë të programit për qëndrim, delegacioni do të realizojë takim dhe bisedime me komisionet për politikë të jashtme, Komisionin e Përhershëm të Përzier për Unionin Evropian të Spanjës në Senat, Dhomën e Poshtme të Parlamentit të Mbretërisë së Spanjës, si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Qëllimi i kësaj vizite të parë në nivel të komisioneve për politikë të jashtme, e cila realizohet në kohën e kryesimit aktual të Spanjës me Unionin, është vendosja e dialogut të ndërsjellë dhe e bashkëpunimit, që paraqet hallkë të rëndësishme për përforcimin e dimensionit parlamentar, si dhe për përparimin e marrëdhënieve gjithëpërfshirëse miqësore ndërmjet dy shteteve.
Pritet që në takim të shkëmbehen mendime për më tepër çështje me interes të përbashkët.