E mërkurë, 10 mars 2010
NJË DELEGACION I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË MERR PJESË NË SEMINARIN ROS-ROT NË ARMENI
Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë merr pjesë në seminarin ROS-ROT në organizim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në bashkëpunim me Parlamentin e Armenisë, që do të mbahet prej 10 deri më 13 mars 2010 në Erevan të Armenisë. Delegacioni përbëhet nga deputetët: Talat Xhaferi, shef i delegacionit, Vllado Buçkovski dhe Pavle Trajanov, anëtarë të delegacionit.
Seminari nuk do t'i kushtohet vetëm marrëdhënieve të Armenisë me NATO-n dhe UE-në, por do të shqyrtohen edhe çështje të sigurisë rajonale, siç janë siguria energjetike, Kaukazi Verior, zhvillimi politik, shoqëria civile, si dhe problemet e pazgjidhura në rajon.
Në seminaret ROS-ROT zakonisht marrin pjesë prej 100 deri në 140 pjesëmarrës, deputetë nga vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere, përfaqësues të qeverive, NATO-së, organizata ndërkombëtare, universitete, organizata joqeveritare dhe organizata tink-tenk.
Në seminare synohet të sigurohet balancë e perspektivave të ndryshme nacionale. Qëllimi i përgjithshëm i seminareve është të lehtësohet dialogu i nivelin parlamentar për çështje të rëndësishme të sigurisë ndërmjet vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere të NATO-s.