E martë, 20 mars 2012, ora 11:00, Salla "Boris Trajkovski"
DEBAT ME TEMË: "NDIKIMI I NDRYSHIMEVE KLIMATIKE MBI SHËNDETIN DHE LIDHJA NDËRSEKTORIALE GJATË ZBATIMIT TË MASAVE PËR PËRSHTATJE DHE ZBUTJE NË NDRYSHIMET KLIMATIKE"
(Në organizim të Klubit të Deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e në bashkëpunim me Organizatën Shëndetësore Botërore dhe Ministrinë e Shëndetësisë)
Fjalime përshëndetëse: z-nj. Sonja Mirakovska, kryetare e Klubit të Deputeteve, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, dr. Marija Kishman, Organizata Shëndetësore Botërore, Zyra Shkup, z. Vollter Llojsh, zëvendësambasador i Republikës së Gjermanisë.
Ora 11:15 - 11:50
Fjalime hyrëse: dr. Betina Mene, OSHB Zyra Rajonale për Evropë - Ndryshimet klimatike dhe shëndeti - iniciativë e 7 vendeve, projekti i OSHB Zyra Rajonale për Evropë
dr. Vlladimir Kendrovski, kryetar i Komisionit për Ndryshime Klimatike dhe Shëndeti, Ministria e Shëndetësisë - Ndikimi i ndryshimeve klimatike mbi shëndetin në Republikën e Maqedonisë - masat dhe aktivitetet e ndërmarra për përshtatje
mr. Teodora Obradoviq Gërnçarovska, këshilltare shtetërore për ndryshimet klimatike, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor - Bashkëpunimi ndërsektorial në zbatim të masave për përshtatje dhe mitigacion në Republikën e Maqedonisë
prof. dr. Konstantin Dimitrov, OJQ Qendra Maqedonase për Efikasitet Energjetik, MACEF - Efikasiteti energjetik në sektorin shëndetësor dhe më gjerë - aktivitete në Republikën e Maqedonisë
Ora 11:50 - 13:00
Diskutim
Debati do të jetë i hapur për mediet.