Njoftimet



E martë, 13 mars 2012, ora 11:00, Salla "Boris Trajkovski"

DISKUTIM PUBLIK PËR VERSIONIN E PUNËS SË PROPOZIM-LIGJIT PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR MJEDIS JETËSOR

Qëllimi i diskutimit publik është të sigurohet debat më i gjerë i versionit të punës së Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis jetësor, e në drejtim të miratimit të ligjit kualitativ dhe përgatitjes kualitative për pranim të obligimeve për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian.

Këshilli Nacional për Eurointegrime i thërret subjektet dhe ekspertët e interesuar nga sfera e mjedisit jetësor të marrin pjesë në mënyrë aktive në debat me qëllim të përmirësohet teksti i punës së Propozim-ligjit.

Fletëparaqitja për pjesëmarrje në diskutimin publik të dërgohet në Këshillin Nacional për Eurointegrime më së voni deri më 13 mars 2012, në ora 09.00, në e-mail: nsei@sobranie.mk, apo në tel. 311 22 55, lokali 289.

Diskutimi publik është i hapur për mediet. 

Click