Njoftimet



E hënë, 12 mars 2012, ora 12:00, Salla "Boris Trajkovski"

KOMISIONI PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Propozim i rendit të ditës:

1. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për mbrojtje të natyrës - leximi I;

2. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi të Programit Vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për Rregullim të Sektorit Hekurudhor për vitin 2012;

3. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi të Planit Financiar Vjetor të Agjencisë për Rregullim të Sektorit Hekurudhor për vitin 2012;

4. Propozim-vendim për miratim të Planit Financiar të Ndërmarrjes Publike Radio Televizioni i Maqedonisë për aktivitete të rregullta dhe investuese të radio programeve të dedikuara për vendet fqinje dhe Evropë në gjuhët e huaja për vitin 2012;

5. Propozim-vendim për miratim të Planit Financiar të Ndërmarrjes Publike Radio Televizioni i Maqedonisë për aktivitete të rregullta dhe investuese të radio programeve të dedikuara për informim të mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që jetojnë në vendet fqinje, në Evropë dhe në kontinentet tjera në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të bashkësive tjera joshumicë për vitin 2012;

6. Propozim-vendim për miratim të Planit Financiar të Ndërmarrjes Publike Radio Televizioni i Maqedonisë për aktivitete të rregullta dhe investuese të radio servisit programor përmes satelitit të dedikuar për mërgimtarët dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë që jetojnë në Evropë dhe në kontinentet tjera në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të bashkësive tjera joshumicë për vitin 2012;

7. Propozim-vendim për miratim të Planit Financiar të Ndërmarrjes Publike Radio Televizioni i Maqedonisë për aktivitete të rregullta dhe investuese të servisit programor televiziv përmes satelitit të dedikuar për mërgimtarët dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë që jetojnë në Evropë dhe në kontinentet tjera në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të bashkësive tjera joshumicë për vitin 2012;

8. Propozim-vendim për miratim të Planit Financiar të Ndërmarrjes Publike Radio Televizioni i Maqedonisë për aktivitete të rregullta dhe investuese të servisit të dytë programor televiziv përmes satelitit të dedikuar për mërgimtarët dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë që jetojnë në Evropë dhe në kontinentet tjera në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve që është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të bashkësive tjera joshumicë për vitin 2012; 

9. Propozim-vendim për miratim të Planit Financiar të Ndërmarrjes Publike Radio Televizioni i Maqedonisë për aktivitete të rregullta dhe investuese për Kanalin e Kuvendit për vitin 2012.   

Click