Pas mbarimit të Mbledhjes së 23-të vazhdon Mbledhja e 27-të e
KOMISIONIT JURIDIK LIGJVËNËS
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë ndërtimore - leximi I;
2. Propozim-ligj për shfuqizim të Ligjit për shpalljen e lokalitetit Allshar monument natyror - leximi I;
3. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për organizata invalidore - leximi I;
4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për komunikacion të rregullt ajror ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë;
5. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për bashkëpunim në sferën e komunikacionit hekurudhor;
6. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e kulturës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit;
7. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Rumanisë për bashkëpunim ekonomik, shkencor dhe teknik;
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për libra shkollorë për arsim fillor dhe të mesëm - leximi I;
9. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për letra me vlerë - leximi I;
10. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për banka - leximi I;
11. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shoqëri tregtare - leximi I;
12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacionin e rrugëve - leximi I.
Propozim i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekst të procesit të aderimit në Unionin Evropian;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndryshimet dhe plotësimet e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për udhëtime të ndërsjella të qytetarëve të lidhur më 19 shkurt 2008.