Njoftimet



E premte, 26 mars 2010, ora 11:30, Salla “Boris Trajkovski”

HAPJA E GARAVE NDËRKOMBËTARE PËR STUDENTË

Nën patronazhin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoskit të premten më 26 mars 2010 në orën 11:30 do të hapen garat ndërkombëtare për studentë ”Macedonia Case Challenge”.

Bëhet fjalë për gara më të mëdha regjionale për studentët e drejtësisë, biznesit, teknologjisë informatike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shkencave politike. Këto gara mbahen në vazhdimësi në dhjetëvjetëshin e fundit në 12 vendet e Evropës Juglindore, kurse para 3 vjetësh edhe në Republikën e Maqedonisë. Organizator i këtyre garave është Servisi Botëror Universitar - Austria dhe partneri lokal në Maqedoni, Instituti për Hulumtime Strategjike dhe Edukatë, kurse financieri kryesor i garave është Bashkëpunimi Zhvillimor i Austrisë.

Në hapjen do mbajnë fjalime z. Trajko Veljanoski, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; dr. Misho Dokmanoviq, kryetar i Këshillit Drejtues të Institutit për Hulumtime Strategjike dhe Edukatë - IHSE; znj. Jasmin Mozer, përfaqësuese e Servisit Botëror Universitar – Austria; Hajnc Habertoer, përfaqësues i Bashkëpunimi Zhvillimor i Austrisë në Maqedoni dhe Damijan Sedar, këshilltar politik në Delegacionin e Unionit Evropian në Shkup.

Manifestimi do të jetë i hapur për mediet.

Click