Njoftimet



E hënë, 15 mars 2010

MBLEDHJA E KATËRDHJETË E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME

Rendi i ditës:

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit numër 14 bis të Konventës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;

2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Polonisë, për mbrojtjen e ndërsjellë të informatave të klasifikuara;

3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit, për bashkëpunim në sferën e shëndetësisë dhe mjekësisë;

4. Prezantim i platformës për aktivitetet diplomatike të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Maqedonisë në Hungari, Darko Angellov;

5. Prezantim i platformës për aktivitetet diplomatike të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Maqedonisë në Poloni, Fatmir Xheladini.

 


 


 

Click