E premte, 12 mars 2010, ora 11:00, Salla 1
SEANCA E NËNTËDHJETESHTATË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
(vazhdimi i parë)
Propozimi i rendit të ditës:
...
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kualitetin e ajrit të ambientit (leximi i dytë);
3. Propozim i plotësuar i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e natyrës (leximi i dytë);
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe punë të të huajve (leximi i dytë);
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme (leximi i dyte);
6. Propozim-ligj i plotësuar për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë (leximi i dytë);
7. Propozim i plotësuar i ligjit për ndryshimin e Ligjit për nëpunës shtetërorë (leximi i dytë);
8. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për pronësi dhe të drejta tjera reale (leximi i dytë); i parashtruar nga deputetët: Svetllana Jakimovska, Anita Kiparizovska Kërsteska dhe Nadica Tançeva Tulieva;
9. Propozim-ligj për ndryshimin e Kodit zgjedhor (leximi i dytë); i parashtruar nga deputetët Andrej Zhernovski, Roza Topuzova-Karevska, Risto Penov dhe Jovan Manasijevski;
10. Propozim-ligj për emetimin e bonave me vlerë-vauçerëve (leximi i dytë); i parashtruar nga deputetët Vesna Bendevska, Jani Makraduli, Radmilla Sheqerinska dhe Sllavica Gërkovska Lloshkova;
11. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit (leximi i dytë).
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tarifë doganore (leximi i dytë).