E premte 12.03.2010
SEANCA E NËNTËDHJETETRETË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Seanca NR. 93 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e filluar më 15.02.2010, ora 11:00
vazhdimi i parë 16.02.2010, ora 12:00, salla 1
vazhdimi i dytë 17.2.2010 ora 12:00, salla 1
vazhdimi i tretë 12.03.2010 ora 17:00 salla 1
18. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor - leximi I;
I parashtruar nga: Radmilla Shekerinska, Vesna Bendevska, Stanka Anastasova, Mende Dinevski;
20. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për punësimin e personave invalidë - leximi I;
I parashtruar nga: Vesna Bendevska, Radmilla Shekerinska Jankovska, Stanka Anastasova, Mende Dinevski;
21. Propozim-ligj për ngarkim me borxh të Republikës së Maqedonisë në Bankën për Zhvillim të Këshillit Evropian, sipas Marrëveshjes kornizë për hua për financim të pjesshëm të Projektit për rikonstruktim dhe ndërtim shtesë të institucioneve shëndetësore publike - faza e parë - leximi II;
23. Propozim-ligj i plotësuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare - leximi II;
24. Propozim-ligj i plotësuar për preparate mjekësore veterinere - leximi II;
25. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kullota - leximi II;
26. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrogë dhe kompensime tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar.