E enjte, 25 mars 2010
SEANCA NR. 98 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
(e filluar më 23.03.2010) (vazhdimi i dytë)Rendi i ditës:
16. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, me procedurë të shkurtuar;
I parashtruar nga: Olivera Trajanovska, Vesella Çestoeva;
...
20. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radiotelevizioni Maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese të programeve të radios, të dedikuara vendeve fqinje dhe Evropës në gjuhë të huaja, për vitin 2010;
21. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radiotelevizioni Maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese të programeve të radios, të dedikuara për informimin të mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët jetojnë në vendet fqinje, në Evropë dhe në kontinente tjera në maqedonisht dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve, e cila është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të bashkësive tjera joshumicë për vitin 2010;
22. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radiotelevizioni Maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese të servisit të programit të radios, nëpërmjet satelitit dedikuar mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët jetojnë në Evropë dhe në kontinentet tjera, në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve e cila është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të bashkësive tjera joshumicë, për vitin 2010;
23. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radiotelevizioni Maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese të servisit të programit televiziv nëpërmjet satelitit, dedikuar mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët jetojnë në Evropë dhe në kontinentet tjera në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve, e cila është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të bashkësive tjera joshumicë, për vitin 2010;
24. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radiotelevizioni Maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese të servisit të dytë të programit televiziv nëpërmjet satelitit, dedikuar mërgimtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët jetojnë në Evropë dhe në kontinente tjera në gjuhën shqipe, për vitin 2010;
25. Propozim-vendim për miratimin e Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radiotelevizioni Maqedonas për aktivitete të rregullta dhe investuese, dedikuar transmetimit të aktiviteteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për vitin 2010;
26. Raport për punën e Agjencisë për Nëpunës Shtetërorë, për vitin 2009;
27. Raport vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në vitin 2009;
28. Raport vjetor për punën e Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për vitin 2009;
29. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 116 paragrafi (7) të Ligjit për marrëdhënie pune, e parashtruar nga deputeti Vasko Shutarov;
30. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 17 dhe 17–a të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Dollnenit;