E martë, 26 mars 2013
KRYETARI VELJANOSKI E MIRËPRITI DELEGACIONIN E DUMËS SHTETËRORE TË FEDERATËS RUSE

Në fillim të takimit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, e theksoi vazhdimësinë dhe tendencën zhvillimore pozitive të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Federatës Ruse. Ai theksoi se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ekziston grup parlamentar për miqësi dhe bashkëpunim, kryetar i të cilit është Ivan Stoilkoviq dhe shprehu bindje se nga takimi i sotëm bashkëpunimi parlamentar do të fillojë të thellohet dhe të zhvillohet në mënyrë më dinamike.
Lexo më shumë
E mërkurë, 6 mars 2013, Indi
DITA E DYTË E VIZITËS ZYRTARE TË DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TË UDHËHEQUR NGA KRYETARI, Z.TRAJKO VELJANOSKI, NË INDI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, në kuadër të vizitës zyrtare në Indi, u takua me kryetaren e Dhomës së ulët të Parlamentit të Indisë, znj.Mira Kumar. Në fillim të këtij takimi të përzemërt dhe miqësor të dyja palët potencuan rëndësinë e madhe historike të vizitës së delegacionit maqedonas në Indi
Lexo më shumë
E martë, 5 mars 2013, Indi
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME Z.MOHAMAD HAMID ANSARI DHE ZNJ.PRINIT KOR

Në fillim të takimit, kryetari Veljanoski shprehu falënderim të veçantë që e udhëheq delegacionin e parë zyrtar të nivelit të lartë në Indi dhe që mikpritja e nikoqirit është e nivelit të lartë. Ai potencoi se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Indisë shënojnë progres të vazhdueshëm, zhvillohen në frymën e miqësisë, mirëkuptimit dhe respektimit të ndërsjellë
Lexo më shumë