E enjte, 24 mars 2011
MBLEDHJA E DYZETEDY E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI
Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbrëmshme të dyzetedy, si trup punues amë i shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për hulumtim dhe vulosje, përkatësisht shënimin e armëve të zjarrit dhe municionit - leximi II-të;
- Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë - leximi II-të.
Për të dy Propozim-ligjet deri në afatin e paraparë për paraqitje të amendamenteve nuk kishte amendamente të paraqitura nga propozuesit e autorizuar.
Në fund të debatit, Komisioni i përcolli Propozim-ligjet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.