E enjte, 24 mars 2011
MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEDY E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotshme të gjashtëdhjetedy, në lexim të dytë i shqyrtoi:
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhimet ndërtimore;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falimentim;
- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike.
Kryetari i Komisionit, Z. Ljubisav Ivanov-Xingo, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për të tre Propozim-ligjet nuk janë parashtruar amendamente nga propozuesit e autorizuar.
Komisioni për Çështje Ekonomike konkludoi që të tre Propozim-ligjet t'i përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.